4. Ndihmë në lidhje me problemet me gjuhën

Punëdhënësit janë të detyruar t'u japin punëtorëve informacion të kuptueshëm. Ai nuk është i detyrueshëm të jetë me shkrim apo edhe domosdoshmërisht në anglisht, për sa kohë që udhëzimet e punës, rreziqet, masat e sigurisë dhe procedurat e urgjencës u komunikohen qartë të gjithë punëtorëve.

Ligji për shëndetin dhe sigurinë nuk kërkon që punëtorët të jenë në gjendje të flasin Anglisht, por mësimi i gjuhës do të ndihmojë në uljen e vështirësive të komunikimit dhe mund të kursejë kostot e përkthimit. Ju mund ta bëni këtë për ata që nuk flasin Anglisht nëpërmjet marrëveshjeve fleksibël të punës që u japin atyre kohë për të mësuar ‘anglishten e vendit të punës’.

Është e rëndësishme të siguroheni që punëtorët mund të komunikojnë në mënyrë efektive me mbikëqyrësit dhe punëtorët e tjerë. Disa nga opsionet për të siguruar komunikim efektiv kur njerëzit në një vend pune nuk flasin të njëjtën gjuhë janë:

  • kërkoni nga një punonjës i cili flet të njëjtën gjuhë amtare me ju dhe gjithashtu flet mirë anglisht të veprojë si përkthyes
  • kërkoni ndihmë nga jashtë duke punësuar një përkthyes profesionist (të akredituar) përdorni softuer profesional përkthimi ose mjete pa pagesë në internet.
  • përdorni një ‘sistem miqsh’ duke lidhur punëtorët me përvojë me punëtorët migrues, të rinj ose pa përvojë, të cilët flasin të njëjtën gjuhë
  • përdorni komunikim joverbal, p.sh. video dhe audio - mund të përdorni gjithashtu shenja dhe simbole të njohura ndërkombëtarisht (p.sh. shenja rreziku) dhe të përfshini sinjalet me duar.
  • përdorni anglishte të qartë dhe të thjeshtë gjatë seancave të trajnimit, ndërkohë që mbikëqyrësit trajnohen gjithashtu për të komunikuar qartë me njerëzit që kanë aftësi të kufizuara në anglisht.

Is this page useful?

Updated2022-12-06