6. Më shumë udhëzime dhe mbështetje

Më shumë informacion nga HSE, GOV.UK dhe organizata të tjera

HSE
Udhëzime dhe mbështetje Përshkrimi
Botime në gjuhë të tjera Udhëzime të përgjithshme mbi shëndetin dhe sigurinë të përkthyera
Raportoni një incident (RIDDOR) Si të raportoni një lëndim ose sëmundje të cilat janë shkaktuar gjatë punës
Menaxhimi i rreziqeve dhe vlerësimi i rrezikut në punë Hapat që punëdhënësit duhet të ndërmarrin për të garantuar sigurinë e punëtorëve
Mirëqenia në punë Udhëzime për punëdhënësit në lidhje me dispozitat e mirëqenies sociale
GOV.UK
Udhëzim Përshkrimi
Rekrutimi i njerëzve nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar Punësimi i punëtorëve migrues pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian
E drejta për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar Si të kontrollojmë nëse njerëzit kanë të drejtën ligjore për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar
Organizata të tjera
Udhëzim Përshkrimi
Shërbimi i Këshillimit, Pajtimit dhe Arbitrazhit (Acas) Këshillim pa pagesë dhe i paanshëm mbi të drejtat e punës, rregullat dhe praktikën më të mirë. Këshillim mbi pagesën, orarin e punës, orarin e pushimeve, festat, etj.
Kongresi i Sindikatave (TUC) Përfaqëson punëtorët në Britaninë e Madhe. Informacion mbi të drejtat e shëndetit dhe sigurisë në punë, i përkthyer në gjuhë të ndryshme
Këshilla për Qytetarët Ndihmë dhe këshilla të specializuara për të jetuar dhe punuar në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore. Qendra vendore e Këshillimit për Qytetarët mund të lidhë punëdhënësit me grupet e komunitetit të migruesve për ndihmë me përkthime, rekrutim etj.
Komisioni për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut Këshilla për punëdhënësit dhe punëtorët për trajtimin e drejtë dhe parandalimin e diskriminimit në vendin e punës
Autoriteti kundër Bandave Punëdhënëse dhe Abuzimit me Fuqinë Punëtore Heton shfrytëzimin e fuqisë punëtore në Angli dhe Uells dhe rregullon bizneset që sigurojnë punëtorë për bujqësinë, hortikulturën, grumbullimin e molusqeve dhe industritë për përpunimin dhe paketimin e tyre. Kontaktoni në rast se jeni të shqetësuar për mirëqenien e punëtorëve ose kur një ofrues i punës ushtron veprimtarinë pa licencë
Qendra Kombëtare e Informacionit e Mbretërisë së Bashkuar për kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme (UK ENIC) Ndihmë dhe këshillim për punëdhënësit gjatë verifikimit të ekuivalencës në MB sipas nivelit kombëtar të kualifikimeve të huaja akademike, të specializimeve, ose profesionale.
Këshilli i Trajnimit i Industrisë së Ndërtimit (CITB) Organizon skemat e trajnimit për sigurinë siç është Skema e Certifikimit të Aftësive të Ndërtimit (CSCS)
Bashkimi Kombëtar i Fermerëve (NFU) Shërbimi për anëtarët të tyre përfshijnë këshillim në lidhje me çështjet e punësimit dhe sigurisë nga një ekip i specializuar këshilltarësh
Shoqata Ndërkombëtare e Gjuhëve (ICC) Informacion mbi shërbimet gjuhësore dhe trajnimin e ndërgjegjësimit kulturor

Is this page useful?

Updated2023-04-11