5. Strehim

Megjithëse shumë punëtorë të huaj/migrantë e sigurojnë vetë strehimin e tyre, ka disa disa industri (p.sh. bujqësia) ku punëdhënësi mund të sigurojë strehim.

Në rast se u ofroni punëtorëve strehim të përhershëm, fiks (në vend të strehimit të përkohshëm), ju duhet të keni parasysh se kjo është subjekt i Ligjit për Strehimin i cili zbatohet nga Autoritetet Vendore. Kjo nuk vlen për strehimin e lëvizshëm të tillë si karvanët ose kontejnerët.

Në rast se siguroni strehim rezidencial në karvane, ai i nënshtrohet Ligjit për Vendet ku vendosen Karvanet dhe Kontrollit të Zhvillimit të vitit 1960. Normalisht objektet kërkojnë leje planifikimi dhe i nënshtrohen licencimit nga Autoritetet Vendore.

Punëtorët duhet të jenë në gjendje të hyjnë ose të largohen në mënyrë të sigurt nga çdo strehim i ofruar, i cili duhet të plotësojë standardet e sigurisë së gazit dhe elektrike.

Is this page useful?

Updated2022-12-20