Directgov
Mundësi për shfrytëzim informatash nga një sërë dikasteresh të qeverisë.
Trades Union Congress (TUC) – Kongresi i Sindikatave
Përfaqëson punëtorët në Britani. TUC ka publikuar një fletëpalosje për sigurinë, 'Shëndeti juaj, siguria juaj: Një udhëzues për punëtorët'. Ajo ofron informata për të drejtat tuaja për shëndet dhe siguri në punë dhe është përkthyer në 19 gjuhë. TUC ka nxjerrë një fletëpalosje edhe për personat që vijnë për punë në Mbretërinë e Bashkuar nga tetë vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian. Fletëpalosja 'Puna në Mbretërinë e Bashkuar: Të drejtat tuaja', ofron informata për të drejtat tuaja ligjore gjatë kohës që punoni këtu (Tel: 0870 600 4882).
Që prej fillimit të vitit 2010, ofrohet edhe një version i kësaj fletëpalosjeje për refugjatët që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Skema e Regjistrimit të Punëtorit
Që prej 1 majit 2004, shumica e shtetasve nga vendet e reja anëtare të BE-së (përveç Qipros dhe Maltës), që dëshirojnë të punojnë për më shumë se një muaj për një punëdhënës në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të regjistrohen sipas kërkesave që ka Skema e Regjistrimit të Punëtorit.
Aftësitë në Ndërtimtari
Ndihmon integrimin efikas të punëtorëve migrantë. Ofron të dhëna për dobinë e dokumenteve apo kartave të Construction Skills Certification Scheme (CSCS) – Skemës së Certifikimit të Aftësive në Ndërtimtari.