This website uses non-intrusive cookies to improve your user experience. You can visit our cookie privacy page for more information.

Ndihmë e mëtejshme për punëtorët

Nëse ju nevojitet informacion rreth shqetësimeve në punë – pagesave nën Pagesën Minimale Kombëtare, orëve të zgjatura/çështjeve të orarit të punës, ose problemeve me një agjenci punësimi ose rekrutues punëtorësh - atëherë telefononi linjën e ndihmës për të Drejtat e Pagesës dhe të Punës në numrin 0800 917 2368.

Nëse jetoni në banesë me qira me pajisje gazi të tilla si bojler ose sobë,qiradhënësi juaj është i detyruar t’i mbajë ato të sigurta. Shikoni Pyetjet që Bëhen Shpesh për gazin që përdoret në shtëpi për më shumë hollësi.

Nëse keni shqetësime rreth aspekteve të tjera të standardit të banesës me qira për punëtorët migrantë, kontaktoni departamentin e strehimit të bashkisë tuaj lokale.

Nëse doni të ankoheni rreth kushteve të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës, ne mund t'ju japim informacion dhe këshilla, por mund të na duhet ta transferojmë telefonatën tuaj te zyra vendore e HSE-së në mënyrë që personeli aty të mund të hetojë më tej. Nëse punoni në një biznes për të cilin HSE-ja nuk imponon ligjet e shëndetit dhe të sigurisë, si për shembull një dyqan, zyrë ose shumicën e magazinave, ne do t’ju japim kontaktet e autoriteteve vendore në vendin ku ndodhet biznesi. Ju më pas duhet të kontaktoni departamentin e Shëndetit Mjedisor të Autoriteti për të bërë ankesën tuaj.

Sipas ligjit britanik të punësimit, ju keni të drejta të tjera bazë si për shembull kufizimi se sa gjatë duhet të punoni,koha e pushimit, pushimet e shkurta dhe leja vjetore e paguar.

Për informacion rreth kushteve të përgjithshme të punës, kontaktoni:

Departamentipër Novacion dhe Aftësi Biznesi ka hartuar udhëzime mbi të drejtat e punësimit.

Udhëzime tëtjera mbi pushimet, lejen e zakonshme, lejen për sëmundje, lejen e shtatzënisë dhe lejen e prindit mund të gjenden në GOV.UK .

Nëse keni pyetje të përgjithshme rreth lejes së punës/kartave të punëtorëve të aksesit A (për bullgarët dhe rumunët)atëherë kontaktoni Qendrën e Kontaktit me Klientët, të Agjencisë së Kufijve dhe Imigracionit, UK Border Agency, PO Box 3468, Sheffield S3 8WA (ose me telefon0114 207 4074).

Shikoni pjesën kontakte të dobishme për informacion të mëtejshëm.

2013-12-02