This website uses non-intrusive cookies to improve your user experience. You can visit our cookie privacy page for more information.

Rreth kësaj faqe interneti

Faqja e internetit përmigrantët e HSE-së është krijuar për të ofruar informacion thelbësor, udhëzimedhe këshilla për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës për punëtorët ngajashtë vendit dhe punëdhënësit e tyre.

Qeveria është eshqetësuar për mundësinë e abuzimit dhe shfrytëzimit të punëtorëve nga jashtë. HSE është angazhuar të përmirësojë mbrojtjen e shëndetitdhe sigurisë për të gjithë punëtorët, cilido qoftë punësimi apo statusi i tyrei imigracionit.

Këto faqe interneti janëkrijuar posaçërisht për të shpjeguar se si ligji mbi shëndetin dhe sigurinë imbron punëtorët nga jashtë vendit që punojnë këtu. Ato ofrojnë edhe udhëzime thelbësore mbi rolin dhe përgjegjësitë epunëdhënësve dhe punonjësve në zbatim të ligjit për shëndetin dhe sigurinë.

Të gjithë punonjësve juofrohet nivel i njëjtë mbrojtje sipas ligjit britanik të shëndetit dhesigurisë, si kur e kanë ashtu dhe kur nuk e kanë të drejtën të punojnë këtu. Ai zbatohet për punëdhënësit, të vetë-punësuarit, bizneset e punësimit (përfshi agjencitë dhe rekrutuesit e punëtorëve) dhe tëpunësuarit, si kur punojnë me kohë të plotë, me kohë të pjesëshme ashtu dhe kurpunojnë me kontrata të përkohshme - për shembull punonjës "agjencie".

Informacioni në këtë faqe interneti do të jetë i dobishëm si për punëdhënësit ashtu dhe për të punësuarit.

Punonjësit që vijnë ngajashtë Britanisë mund të përballen me rreziqe që nuk i njohin në punët që mund të kenë ndërmarrë dhe me një mjedis pune e kulturë të vendit të punës që mundtë jetë tejet i ndryshëm nga ai i vendit të tyre të origjinës.

Për informacion tëmirëbesueshëm mbi shëndetin dhe sigurinë, ndiqni lidhjet në tekst për nëudhëzimet specifike dhe referojuni legjislacionit përkatës.

Disa nga botimet tonajanë përkthyer në gjuhë të tjera përveç anglishtes. Ato mund të shkarkohen nga lidhja e mëposhtme.

2013-10-04