Nëse ju duhen informata në lidhje me shqetësimet në punë, p.sh. për pagë më të ulët se Paga Minimale në nivel Kombëtar, për orar të zgjatur apo punë jashtë orarit, ose për probleme me një agjenci punësimi apo kontraktor, atëherë telefonojini Pay and Work Rights Helpline (Linjës së Ndihmës për Pagën dhe të Drejtat e Punës) në numrin 0800 917 2368.
Nëse jetoni në banesë me qira me pajisje me gaz për ngrohjen e ujit ose stufë, mbajtja e tyre në gjendje të sigurt është detyrë e pronarit të banesës. Për më shumë hollësi, shihni Pyetje që bëhen shpesh (FAQ) për gaz për përdorim familjar.
Nëse keni ndonjë shqetësim për ndonjë aspekt tjetër në lidhje me gjendjen e banesës me qira të punonjësve migrantë, kontaktoni drejtorinë e strehimit në këshillin e lagjes.
Nëse doni të ankoheni për kushtet e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës, ne mund t’ju japim informata dhe këshilla, por mund të na duhet ta transferojmë telefonatën tuaj në zyrën lokale të HSE-së, që me atë të merret më shumë personeli i atjeshëm. Nëse punoni në një biznes, ku HSE nuk ka kompetenca për të imponuar zbatimin e rregullores së shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës , si p.sh. në një dyqan, zyrë apo në shumicën e magazinave, ne do t’ju japim kontaktet e organeve të pushtetit lokal të zonës ku funksionon biznesi. Pastaj, ju duhet të kontaktoni departamentin e Authority's Environmental Health (Autoritetit për Çështje të Shëndetit që lidhen me Mjedisin) për të paraqitur ankesën tuaj.
Në bazë të ligjit britanik të punësimit, ju keni edhe të drejta të tjera elementare, siç është kohëzgjatja e orarit të punës, pushimi, pauzat për çlodhje gjatë punës dhe pushimi vjetor me pagesë.
Për informata në lidhje me afatet dhe kushtet e punës, kontaktoni:
Departamenti për Novacion në Biznes (BIS) ofron udhëzime shtesë për pagat dhe të drejtat për pushime në Puna në Mbretërinë e Bashkuar: njihni të drejtat tuaja dhe ku mund të merrni ndihmë dhe këshilla.
Departamenti për Aftësimin dhe Novacionet në Biznes (në tetor 2011) do të nxjerrë rregulla të reja për t’u dhënë punëtorëve të agjencive më shumë të drejta në bazë të Udhëzimit për Punëtorët e Agjencive në Bashkimin Evropian. Shihni Marrëveshje më e Drejtë për Punëtorët e Agjencive për të marrë më shumë informata për ndryshimet që po shqyrtohen.
Nëse keni ndonjë paqartësi për lejet e tjera të punës, apo ndonjë pyetje të përgjithshme në lidhje me Skemën A8 të Regjistrimit të Punëtorit ose lejet e punës / dokumentin e punëtorit bullgar apo rumun A2 për qasje, kontaktoni Qendrën Kontaktuese të Klientëve në Agjencinë për Kufij dhe Imigrim (Border and Immigration Agency Customer Contact Centre), UK Border Agency, PO Box 3468, Sheffield S3 8WA (ose telefononi në numrin 0114 207 4074).
Shihni kontakte të dobishme për më shumë informata.