Health and Safety Executive

Këshilla për punëtorët

  • Në bazë të ligjit britanik për shëndetin dhe sigurinë, të gjithë punëtorëve u sigurohet e njëjta mbrojtje, pavarësisht nëse punojnë këtu ligjërisht apo jo.
  • Punëdhënësi juaj duhet ta mbrojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien tuaj.
  • Çdo punëtor ka të drejtë të ketë një vend pune ku kontrollohen si duhet rreziqet ndaj shëndetit dhe sigurisë.
  • Ju keni të drejtë të dini se kush ju punëson. Nëse nuk e dini, pyesni.
  • Në bazë të ligjit britanik për shëndetin dhe sigurinë, ka edhe disa gjëra që duhet t’i bëni ju.

Çfarë duhet të bëjëpunëdhënësi juaj

Të përgjithshme

  • T’ju njoftojë për ndonjë rrezik për shëndetin apo sigurinë që lidhet me vendin tuaj të punës.
  • Të ekspozojë një certifikatë ku tregohet se ka Sigurim të Detyrueshëm për Përgjegjësinë si Punëdhënës.

Informata dhe kurse aftësimi

  • T’ju ofrojë informata, udhëzime dhe kurse aftësimi që ju duhen për të punuar në kushte të sigurta dhe të sigurohet se i keni kuptuar – nuk është e thënë që ato patjetër të jenë në anglisht.
  • Të sigurohet që ju i kuptoni shenjat e sigurisë në vendin tuaj të punës.
  • T’ju sigurojë mundësinë që ju në çdo kohë të keni mundësi të bisedoni me një epror me përvojë dhe që ju e kuptoni njëri-tjetrin.

Pajisjet dhe rrobat

  • Të mos ju lejojë të drejtoni apo punoni me ndonjë makineri pa u aftësuar si duhet.
  • Të sigurohet që pajisjet që ju duhen të jenë të përshtatshme dhe të mirëmbajtura si duhet.
  • Nëse është e nevojshme, t’ju japë pajisje ose rroba mbrojtëse (falas), të cilat duhet t’ju mbajnë ngrohtë dhe/ose të jenë të papërshkueshme nga uji, nëse punoni jashtë.

Mirëqenia juaj

  • T’ju sigurojë mjedise të përshtatshme tualeti dhe larjeje, si dhe ujë të pijshëm.
  • T’ju sigurojë mundësinë e shfrytëzimit të ndihmës së shpejtë.
  • Të regjistrojë çdo lëndim, sëmundje apo incident të rrezikshëm dhe ta raportojë atë tek Ekzekutivi për Çështje të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (HSE).

Gratë dhe të rinjtë

  • Të ketë parasysh rreziqet për gratë në moshë për të pasur fëmijë, veçanërisht nëse janë shtatzëna ose i ushqejnë fëmijët me gji.
  • Të ketë parasysh nevojat e punëtorëve nën 18 vjeç.

Çfarë duhet të bëni ju si punonjës

  • Sigurohuni që puna që bëni nuk ju vë në rrezik juve dhe të tjerët.
  • Ndihmojeni punëdhënësin tuaj për zvogëlimin e rreziqeve ndaj shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
  • Përdorini pajisjet e punës sikurse keni mësuar në kurset e aftësimit.
  • Përdorni si duhet gjithçka që ju kanë dhënë për shëndetin dhe sigurinë tuaj në punë.
  • Njoftojeni punëdhënësin tuaj (me shkrim) nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji apo keni lindur fëmijë gjashtë.

Çfarë duhet bërë nëse keni shqetësime për shëndetin dhe sigurinë

  • Bisedoni me punëdhënësin, menaxherin ose eprorin.
  • Bisedoni me përfaqësuesin tuaj për çështje të sigurisë, nëse ka të tillë.

Në bazë të ligjit britanik, ju keni edhe të drejta të tjera elementare, si kufizimi i orarit të punës, pushimi, pauzat gjatë turnit dhe pushimi vjetor me pagesë.

HSE ka përgatitur një broshurë xhepi për punëtorët që vijnë nga jashtë shtetit:

Ajo ofron informata të rëndësishme elementare për të drejtat dhe detyrimet që keni në bazë të legjislacionit britanik për shëndetin dhe sigurinë në punë – informatat vlejnë për të gjithë sektorët, jo vetëm në bujqësi dhe përpunimin e ushqimeve. Broshura është përkthyer në disa gjuhë.

Disa nga botimet tona janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ato mund t’i gjeni nëse kërkoni në lidhjen e mëposhtme.


Directgov - Business Link

20.07.11